Alarm për sulm terroriste në Gjermani, policia kontrollon dy apartamente

Autoritetet policore në Gjermani kanë kryer disa kontrolle të premten për shkak të disa fotografive me armë që u shpërndan në rrjete sociale.
Sipas mediave gjermane një 27-vjeçar kishte postuar në rrjetet sociale një foto me kallashnikov dhe në të ka shkruar “Mbroni të dërguarin e Allahut”.
Kjo foto bëri që rreth 80 oficerë policie të armatosur të kontrollojnë dy apartamente një të 27-vjeçarit dhe një të 23-vjeçarit, ku mendohet se është arma e postuar në internet.
Kontrollet në qytetin Görlitz të Gjermanisë u kryen në dy apartamente, disa makina si dhe 3 persona ku mes tyre ishin 23 dhe 27-vjeçarët më sipër.
“Përveç sekuestrimit dhe konfiskimit të objekteve, dokumenteve dhe gazeta që janë të rëndësishme për provat, u gjetën edhe armët e përdorura për të pozuar.” shkruhet në raportin e policisë.
Së bashku me dy të arrestuarit më siper u kap edhe një 20-vjeçar i cili ishte dosje kriminale më parë. Gjithashtu u tha se 20-vjeçari ishte një mbështetës i ISIS.