Aktori Koço Devole përcillet për në banesën e fundit, merr duartrokitjet e lamtumirës nga miqtë dhe familjarët

Aktualitet
Aktori Koço Devole përcillet për në banesën e fundit,

Aktori i madh i humorit Koço Devole është përcjellë sot për në banesën e fundit. Ikona e humorit shqiptar nuk arriti ta fitojë betejën me COVID-19.

Miqtë të familjarët e tij të prekur nga kjo humbje e parakohshme e aktorit, e kanë përcjellë sot për në banesën e fundit.

Gjatë përcjelljes për në varreza, mjeshtri i madh i humorit është duartrokitur për herë të fundit.

Që në momentin e infektimit, fëmijët e tij Genci dhe Dorjana i kanë qëndruar pranë, por fatkeqësisht ai nuk e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë dhe virusin Covid-19.

ME TE LEXUARAT