Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Akt-akuza në Hagë, Haradinaj reagon ndaj lajmeve nga Serbia

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të një avokati nga Serbia i cili ka thënë se ish-kryeministrit “i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale”.

Haradinaj ka thënë se nuk është subjekt i asnjë procesi gjyqsor.

“Të dashur qytetarë, Disa media tona kanë raportuar një lajm të rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë. Unë me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor. Vazhdoj punën në mbrojtje të vlerave dhe të shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Deklaratën për Haradinajn e ka dhënë sot avokati serb, Pregrad Saviq. Ai po pretendon se në mesin e ish-anëtarëve të UÇK’së, të cilët po gjykohen për krime lufte, do të jetë i ftuar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur se Haradinaj do jetë në mesin e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, pasi që siç pretendon Saviq, tashmë të parit të AAK’së i është ngritur aktakuza nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, raporton Kosovo Online.

Disa media kosovare e raportuan lajmin e Kosova Online, portal serb pro Vuçiqit se Haradinaj tashmë ka aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet