Agjencia e tranzicionit nuk njeh fitoren e Biden-it në SHBA

Bota
Agjencia e tranzicionit nuk njeh fitoren e Biden-it në SHBA

Ndërsa Presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe pretendon për manipulime në numërimin e votave, administrata e tij ende nuk ka filluar të ndihmojë fituesin e parashikuar, Presidentin e zgjedhur Joe Biden, në fazat fillestare të marrjes së kontrollit të qeverisë.

Agjencia qeveritare që njihet shkurtimisht si GSA ose Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, ka përgjegjësinë të njohë zyrtarisht Joe Bidenin si presidentin e ri dhe të fillojë procesin e kalimit të pushtetit, që bëhet ditën përurimit të presidentit në 20 janar. Agjencia cakton zyrat për ekipin e tranzicionit të Biden-IT në mjediset qeveritare dhe ndihmon në detyra të tjera të nevojshme.

Por kryetarja e agjencisë, Emily Murphy nuk e ka filluar procesin. Një zëdhënës i Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) tha se agjencia nuk do ta nisë procesin e tranzicionit deri sa fitorja e Biden të certifikohet zyrtarisht, por është e paqartë se kur mund të ndodhë kjo, meqenëse ende vazhdon numërimi i votave në një pjesë të madhe të vendit.

Udhëheqësi i shumicës së senatit, republikani në zë Mitch McConnell tha të hënën se Presidenti Trump, “ka 100% të drejtë të shqyrtojë akuzat për parregullsi dhe të peshojë alternativat ligjore”.

“Institucionet tona janë ndërtuar pikërisht për këtë,” u shpreh ai.

 

ME TE LEXUARAT