Trump e shkarkoi, reagon Sekretari i Mbrojtjes: Zoti na ndihmoftë...

Bota
Trump e shkarkoi, reagon Sekretari i Mbrojtjes: Zoti na ndihmoftë...

Mark Esper, tani ish-sekretar i Mbrojtjes pasi u shkarkua nga Presidenti Donald Trump bëri një deklaratë në lidhje me vijueshmërinë e punës së tij në këtë post.

Në një intervistë për Military Times, Esper tha: “Zhgënjimi im është që ulem këtu dhe them, ‘hm, 18 anëtarë të kabinetit.

Më thoni një sekretar tjetër të Kabinetit që është është kthyer mbrapa në vendimin e tij”.

“A më keni parë në një skenë duke thënë: Nën udhëheqjen e jashtëzakonshme të bla-bla-bla, ne kemi bla-bla-bla-bla?”, shtoi duke lënë të nënkuptohet se ka bërë thjeshtë punën e tij ‘pa i thurur lavde’ Presidentit Trump.

Theksojmë se Esper e mbrojti Trump në shtator, pasi doli një raport që presidenti u ishte referuar ushtarëve të rënë dëshmorë në SHBA si “humbës” dhe “pinjollë”.

Esper tha në atë kohë: “Presidenti Trump ka respektin dhe admirimin më të lartë për anëtarët ushtarakë, veteranët dhe familjet e kombit tonë.”

Por Esper këmbënguli sot se ai kishte bërë një punë të mirë duke ecur paralel me kritikat ndaj presidentit, ndërsa përpiqej që të qëndronte në kornizën e tij.

“Në fund të ditës duhet të zgjedhësh luftimet”, tha Esper, ndërsa shtoi:

“Unë mund të kem një luftë për gjithçka dhe mund ta bëj atë një luftë të madhe dhe mund të jetoj me këtë, por pse duhet ta bëja?

Kush do të hyjë pas meje? Do të jetë një ‘njeri’ po i vërtetë. Dhe deri atëherë Zoti na ndihmoftë “.

ME TE LEXUARAT