Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Transportonte mineral kromi pa dokumentacion përkatës, vihet nën hetim shoferi në Lezhë

Një shofer 36 vjeçar është proceduar penalisht pasi i është bllokuar kamioni pasi po transportonte mineral kromi, pa dokumentacion përkatës.

Ai akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave “.

Njoftimi i policisë:

Procedohet penalisht 36-vjeçari, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë shtuar kontrollet dhe si rezultat kanë konstatuar dhe ndaluar në Milot, mjetin kamion tip “Benz” me mineral kromi.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. Xh. transportonte mineral kromi në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë proceduan penalisht shtetasin A. Xh. 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave “.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet