Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Takimi me naftëtarët/ Rama mbërrin në Fier, Policia blindon rrugët

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Fier, aty ku do të zhvillojë një takim me përfaqësuesin e naftëtarëve të Ballshit. Tetë persona, do të jenë të dërguarit e naftëtarëve që do të përballen me kryeministrin, pas një greve 26 ditore.

Me mbërritjen e kryeministrit Rama, Policia e Shtetit ka blinduar qytetin e Fierit, dhe në disa ekse rrugore FNSH-të kanë ngritur edhe pika kontrolli.

Naftëtarët e Ballshit kanë vendosur që ta mbyllin grevën dhe të pranojnë ftesën e Ramës për dialog.

Gjatë takimit pritet të diskutohet në lidhje me pagat e prapambetura të punonjësve, rifillimin e punës ose ndoshta Rama mund të paraqesë një tjetër zgjidhje për problemet e tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet