Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rritja e rasteve të reja me Covid-19, Hungaria vendos orë policore

Qeveria hungareze ka njoftuar për masa më të rrepta kundër pandemisë pasi autoritetet raportuan raste të reja dhe vdekje të shumta si pasojë e Covid-19.

Sipas medive të huaja, kryeministri, Viktor Orban tha se do të vendoset orë policore prej orës 8 të mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit dhe se kjo masë do të zbatohet ndaj të gjithëve, përveç atyre që shkojnë në punë.

“Nëse numri i të infektuarve me koronavirus rritet me ritmin aktual… spitalet hungareze nuk do të jenë në gjendje të përballojnë barrën”, tha Orban.

Bizneset do të duhet të mbyllen në orën 7 të pasdites, ndërsa restorantet do të kufizohen vetëm në shërbimin e dërgimit dhe shpërndarjes nëpër shtëpi të produkteve, ngjarjet sportive do të mbahen pa tifozë, dhe tubimet familjare dhe ngjarjet e tjera private do të kufizohen në 10 persona.

Kopshtet parashkollore, kopshtet dhe shkollat për fëmijë deri në 14 vjeç do të mbeten të hapura, por universitetet dhe shkollat e mesme do të kalojnë në mësimin në distancë.

Vendimi do të fillojë të zbatohet nga mesnata e 10 gushtit. Kufizimet e reja do të qëndrojnë në fuqi për të paktën 30 ditë.

Autoritetet shëndetësore raportuan për 5,162 raste të reja dhe 55 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 114,000 persona dhe të të vdekurve në 3,000 të tjerë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet