Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pesë arsyet se pse fitoi Joe Biden në SHBA

Sipas BBC, nuk ishte fushatë e zakonshme amerikane. Ajo u zhvillua mes një pandemie një herë në një shekull dhe trazirave të pashembullta shoqërore.

Ai po garonte kundër një zyrtari të pazakontë, sfidues i presidentit. Por në përpjekjen e tretë për presidencën, Biden dhe ekipi i tij gjetën një mënyrë për të lundruar në pengesat politike dhe për të ardhur deri te fitorja që megjithëse e ngushtë, parashikohet të tejkalojë totalin e përgjithshëm kombëtar të Trumpit me miliona vota.

Këto janë pesë arsyet që djali i një shitësi makinash nga Delaëare më në fund fitoi presidencën.

Covid, Covid, Covid

Ndoshta arsyeja më e madhe që Biden e fitoi presidencën ishte diçka krejtësisht jashtë kontrollit të tij. Pandemia e koronavirusit, si dhe duke marr më shumë se 230 mijë jetë njerëzish, transformoi gjithashtu jetën dhe politikën amerikane në vitin 2020. Dhe në ditët e fundit të fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme, vetë Donald Trump dukej se e pranonte këtë.

“Boll më me lajmet e rreme, gjithçka është Covid, Covid, Covid, Covid”, tha presidenti në një tubim javën e kaluar në Wisconsin, ku ditëve të fundit janë rritur rastet.

Fokusi i medias tek koronavirusi, megjithatë, ishte një reflektim sesa një nxitës i shqetësimit të publikut për pandeminë – e cila u përkthye në sondazhe të pafavorshme për trajtimin e krizës nga presidenti. Një sondazh muajin e kaluar nga Peë Research, sugjeroi që demokrati mbajti një epërsi prej 17 për qind ndaj Trumpit kur bëhet fjalë për virusin.

Pandemia dhe rënia pasuese ekonomike e rrëzuan Trumpin nga mesazhi i tij i preferuar i fushatës për rritjen dhe prosperitetin. Ajo gjithashtu nënvizoi shqetësimet që shumë amerikanë kishin për presidencën e tij, prirjen për të vënë në dyshim shkencën, trajtimin e rastësishëm të politikave të mëdha dhe të vogla. Pandemia ishte një peshë kryesore në vlerësimin e Trumpit, e cila, sipas Gallup, u ul në 38 për qind në një pikë të verës – një gjë që e shfrytëzoi fushata e Bidenit.

Fushatë pa e ‘hapur gojën’

Gjatë karrierës së tij politike, Biden krijoi një reputacion të mirë duke folur për problemet e ndryshme. Prirja e tij me gafat prishi fushatën e parë presidenciale në vitin 1987 dhe e ndihmoi që të mos e fitonte sërish të drejtën për të kandiduar në vitin 2007.

Në provën e tretë për Zyrën Ovale, Biden ende nuk e kishte përmirësuar përballjen verbale, por ato ishin mjaft të rralla sa që kurrë nuk u bënë më shumë se një çështje afatshkurtre.
Një pjesë e shpjegimit për këtë, natyrisht, është se vetë presidenti ishte një burim i paepur i zhurmës së ciklit të lajmeve. Një faktor tjetër ishte që kishte histori më të mëdha – pandemia e koronavirusit, protestat pas vdekjes së George Floydyt dhe kriza ekonomike – duke dominuar vëmendjen kombëtare,

Por të paktën një farë merite duhet t’i jepet një strategjie të bashkërenduar nga fushata e Bidenit për të kufizuar ekspozimin e kandidatit të tyre, duke mbajtur një ritëm të matur në fushatë dhe duke minimizuar shanset që lodhja ose pakujdesia të krijojnë probleme.

Ndoshta në një zgjedhje normale, kur shumica e amerikanëve nuk ishin të shqetësuar për kufizimin e ekspozimit të tyre ndaj një virusi, kjo strategji do të jepte një efekt të kundërt. Ndoshta atëherë goditjet tallëse të Trumpit, të tilla, si “gjumashi ‘Biden” do të kishin dhënë rezultat.

Fushata u përpoq të qëndronte larg rrugës dhe ta linte Trumpit të ishte ai, goja e të cilit e tradhtoi – dhe, në fund të fundit, ajo dha shpërblimin e duhur.

Kushdo përveç Trumpit

Një javë para ditës së zgjedhjeve, fushata e Bidenit zbuloi reklamat e saja të fundit televizive me një mesazh që ishte jashtëzakonisht i ngjashëm me atë të ofruar në fillimin e fushatës së vitit të kaluar dhe fjalimin e pranimit të nominimit në muajin gusht.

Zgjedhjet ishin një “betejë për shpirtin e Amerikës”, tha ai, dhe një shans për kombin të vinte prapa asaj që e karakterizoi si përçarje dhe kaos të katër viteve të fundit.

Megjithatë, nën atë parullë ishte një llogaritje e thjeshtë. Biden vuri fatin e politik në pretendimin se Trumpi ishte shumë polarizues dhe shumë inflamator, dhe ajo që populli amerikan donte ishte një udhëheqje më e qetë dhe e qëndrueshme.

“Thjesht jam i rraskapitur nga qëndrimi i Trumpit si person”, thotë Thierry Adams, një francez që 18 vitet e fundit jetoi në Florida dha votën e parë në zgjedhjet presidenciale në Miami.
Demokratët patën sukses në bërjen e këtyre zgjedhjeve një referendum mbi Trumpin, jo një zgjedhje binare midis dy kandidatëve.

Mesazhi fitues i Bidenit ishte thjesht se nuk ishte “Trump”. Një refren i zakonshëm nga demokratët ishte se një fitore e Bidenit, do të thoshte që amerikanët mund të shkonin me javë pa menduar për politikën. Ishte menduar si një shaka, por përmbante një bërthamë të së vërtetës.

Qëndrimi në qendër

Gjatë fushatës për të qenë kandidat demokrat, konkurrencë Bidenit i bënë nga qendra e majtë, me Bernie Sandersin dhe Elizabeth Warrenin, të cilët u drejtuan me fushata të financuara mirë dhe të organizuara që gjeneruan turma me madhësi të koncerteve.

Përkundër këtij presioni nga krahu i tij liberal, Biden mbërtheu një strategji qendrore, duke refuzuar të mbështeste kujdesin shëndetësor universal të drejtuar nga qeveria, arsimin falas ose një taksë pasurie. Kjo e lejoi atë të maksimizonte tërheqjen e votuesve të moderuar dhe të pakënaqur gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme.

Kjo strategji u pasqyrua në zgjedhjen e Bidenit me Kamala Harrisin për postin e zëvendëspresidentes, kur mund të kishte zgjedhur dikë me mbështetje më të fortë nga krahu i majtë i partisë.

Vendi ku Bideni u zhvendos më afër Sandersit dhe Warrenit ishte në mjedis dhe ndryshimin e klimës – ndoshta duke llogaritur për votuesit më të rinj për të cilët këto dy çështje kanë përparësi. Sidoqoftë, ishte përjashtimi që provoi rregullin.

“Nuk është sekret që ne kemi qenë kritikë ndaj planeve dhe angazhimeve të Zëvendës-Presidentit Biden në të kaluarën,” tha Varshini Prakash, bashkëthemelues i grupit të aktivistëve mjedisorë “Lëvizja Agimi” në korrik.

Më shumë para, më pak probleme

Në fillim të këtij viti, arkat e fushatës së Bidenit ishin pothuajse boshe. Ai hyri në fushatën e përgjithshme zgjedhore në një disavantazh të vendosur para Trumpit, i cili kishte kaluar praktikisht të gjithë presidencën duke grumbulluar një miliard dollarë.

Nga muaji prill e tutje, megjithatë, fushata e Bidenit u shndërrua në një karroce për mbledhjen e fondeve, dhe – pjesërisht për shkak të fushatës së Trumpit – përfundoi në një pozicion shumë më të fortë financiar se kundërshtari i tij. Në fillim të tetorit, fushata e Bidenit kishte 144 milionë dollarë më shumë para në dorë sesa e Trumpit, duke e lejuar atë të varroste republikanët në një lumë reklamash televizive në pothuajse çdo shtet kyç të betejës.

Paraja nuk është gjithçka, natyrisht. Katër vjet më parë, fushata e Hillary Clintonit kishte një epërsi të konsiderueshme monetare mbi Trumpin. Por në vitin 2020, kur fushata personale u kufizua nga koronavirusi dhe amerikanët në të gjithë vendin kaluan shumë më shumë kohë duke konsumuar mediat, avantazhi i parave të Bidenit e lejoi të mbërrinte tek votuesit dhe ta shtynte mesazhin deri në fund.

Kjo e lejoi atë të zgjeronte hartën elektorale, duke vendosur para në ato që dikur dukeshin si shtete të pamundshme si Texas, Georgia, Ohio dhe Iowa. Shumica e atyre bastioneve nuk gjeneronin vota, por ai e vuri Trumpin në mbrojtje, duke hedhur poshtë atë që ishte dikur konservatore – Arizonën dhe duke qëndruar shumë konkurruese në Georgia.
Paratë japin mundësi dhe iniciativë fushate – dhe Biden e përdori përparësinë e tij.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet