Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nusja 30-vjeçare rreh vjehrrin e vjehrrën në Tiranë

Gjashtë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Një 23- vjeçar është arrestuar pasi iu gjet kokainë në makinë. Një 30-vjeçare është arrestuar pasi dhunoi prindërit e bashkëshortit. Një 54 vjeçar dhunoi bashkëshorten. Ndërsa Sh.Sh. 36 vjeç, B.P. 32 vjeç dhe A.D., 41 vjeç janë kapur në flagrancë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe evidentimin e personave me lëndë narkotike, në rrugën “Frang Bardhi” kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin Ë.H. Gjatë kontrollit fizik, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar kokainë.

Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i 23 vjeçarit, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasen B.P., 30 vjeçe, pasi në rrugën “Ajet Xhindoli” Kodër Kamëz, në ambientet e banesës pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të bashkëshortit. Atyre iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin I.B., 54 vjeç, pasi në rrugën ”Teodor Keko”, në ambientet e banesës në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: Sh.Sh. 36 vjeç, B.P. 32 vjeç dhe A.D., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim A.T. 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme në rrugën e “Arbërit” pas një konflikti të çastit dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin E.M, 20 vjeç, nga Tirana, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet