Nis gjyqi në Hagë, Thaçi flet në seancë: I hedh poshtë të gjitha akuzat

"I KAM LEXUAR AKUZAT DHE I HEDH POSHTë Të GJITHA".
Kjo ishte fjalia e parë që tha Hashim Thaçi në seancën e parë ndaj tij në gjykatën e Hagës.
Pak caste më parë ka filluar seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit në Speciale.
Figura kyçe e UÇK-së është paraqitur sot në sallën e gjyqit në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi u deklarua rreth akuzave që Prokuroria Speciale ka ngritur në drejtim të tij.
Të enjten e javës së kaluar Thaçi në një konferencë për media bëri të ditur se ka pranuar aktakuzën e Speciales, ku edhe njoftoi për dorëheqjen e tij nga posti i Presidentit të Kosovës.
Pas disa orëve të së njëjtës ditë, Thaçi bashkë me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin u nisën drejt Hagës, ku edhe do të zhvillohen proceset gjyqësore në drejtim të tyre