Në Infektiv nuk ka më vende? Komiteti Teknik sqaron situatën: Është normale që...

Aktualitet
Në Infektiv nuk ka më vende? Komiteti Teknik sqaron situatën:

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, njëherësh zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj sqaruan publikisht situatën e krijuar tek spitali Infektiv, Covid 1, ku kohët e fundit shihen radhë autoambulancash dhe pacientë brenda tyre që presin të shtrohen në spital.

Të pyetur nëse këto radhë vijnë si pasojë me mungesës së shtretërv,e Brataj dhe Rakacolli e mohuan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Brataj: Procesi është dinamik dhe vlerësimi i përditshëm, ndaj edhe sot po kalojmë në masat e mesme, për shkak të rritjes së rasteve.

Numrat dhe shifrat flasin për një rritje në muajin e fundit.

Kohët e fundit në media është vënë alarmi që ka shumë ambulanca dhe nuk ka shtretër.

Është normale që të sëmurët të trajtohen edhe në ambulancë, pasi ambulancat janë si minispitale.

Ka ndodhur që mbaron oksigjeni, por edhe ai zëvendësohet. Kjo ndodh që të vlerësohet.

Rakacolli: Është normale që kur shtohen rastet ka edhe radhë. Kjo është parashikuar. Nuk ka asnjë lloj mungese vëmendje.

Ndejtja nuk bëhet për shkak të mungesës së shtretërve brenda por për të parë gjendjen, për të vlerësuar situatën e tij, pasi janë të vëzhguar nga mjekët e personeli.

Ambulanca është me monitor e oksigjen, nëse kanë indikacion për tu shtruar, shtrohen. Nuk ka pasur në asnjë moment, ndejtje për shkak të mungesës së vendeve.

ME TE LEXUARAT