Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Në dy javët e fundit kemi rritje të rasteve me koronavirus”, Bino: Do të kryejmë teste të shpejta

TIRANË

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino, duke folur për situatën e koronavirusit në vendin tonë, deklaroi se në dy javët e fundit, ka një rritje të rasteve me Covid-19.

Bono theksoi se qytetarët duhet që të marrin të gjitha masat që janë thënë për të parandaluar koronavirusin, ndërsa shtoi se institucionet shëndetësore janë përgatitur për kryerjen e testeve të shpejta, me qëllim që askush të mos presë shumë kohë për testim.

Mira Rakacolli: Maskat janë të detyrueshme në ambjente të hapura dhe të mbyllura, duhet të respektohet distancimi social dhe fizik, si dhe karantina. Të gjitha këto janë masa për të ndaluar koronavirusin.

Silva Bino: Ne kemi ndarë vendin nëzona të kuqe dhe të tjera. Në zona të kuqe kemi Gjirokastrën, kemi disa zona veriore, Tiranën, Tepelenën, Tropojën. Zonat me portokalli kanë më pak raste, këtu kemi beratin, Devollin, Durrësin, Elbasanin, Kukësin, Kurbinin, Lezhën, Vlorën etj. Zona me më pak raste janë bashkitë e tjera të Shqipërisë.

Në dy javët e fundit kemi rritje të rasteve. Kemi edhe rritje të rasteve që pasqyrohet në rritje të incidencës. Kemi rritje të rasteve ndaj duhet të mbahen maskat. Maska duhet të mbahet në fytyrë e jo në gushë. Do të kryhen teste të shpejta. Kjo gjë bën që të ulë kohën e pritjes së qytetarëve. Nëse testi del pozitiv, atëherë duhet të zbatohet karantina.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet