Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mes viktimave nga COVID-19 edhe një 34 vjeçar nga Durrësi

Një ndër viktimat e COVID-19 këtë 24 orësh është edhe një 34 vjeçar nga qyteti i Durrësit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, përgjatë 24 orëve humbën jetën 12 qytetarë.

Nuk i mbijetuan virusit Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Kujtojmë që në vend u shënua një rritje e numrit të të infektuarve me COVID. Vetëm sot u regjistruan 525 të infektuar me koronavirus.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet