Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Merkel përgëzon Biden dhe ofron më shumë angazhim në fushën e sigurisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel e kishte uruar qysh në fundjavë Biden dhe Harris për fitoren. Të hënën, më 9 nëntor ajo doli në Berlin para medias, në një datë historike për Gjermaninë.

Kancelarja Angela Merkel përgëzoi Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe në të njëjtën kohë bëri thirrje për aleancë të ngushtë transatlantike. “Amerika është dhe do të mbetet aleati më i rëndësishëm i Gjermanisë,” tha Merkel në deklaratën e saj për media, të hënën paradite, 9.11.2020, në Berlin. Ajo nënvizoi vlerat dhe interesat e përbashkëta të dy vendeve.

“Së bashku përballë sfidave”

“SHBA dhe Gjermania, si anëtare e BE-së, duhet të qëndrojnë së bashku për t’u bërë ballë sfidave të mëdha të kohës sonë”, tha Merkel duke numëruar krizën e shkaktuar nga koronavirusi, ngrohjen globale, terrorizmin ndërkombëtar, dhe luftën për një “ekonomi të hapur botërore dhe tregti të lirë”. Kjo është baza e mirëqenies në të dy anët e Atlantikut, tha kancelarja më tej.

Merkel theksoi, se SHBA “me të drejtë” presin që Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane të marrin më shumë përgjegjësi dhe të bëjnë përpjekje më të mëdha për të ruajtur paqen dhe lirinë. Evropianët janë tashmë të vendosur në këtë rrugë, theksoi Merkel.

Urime për Harris

Merkel i uroi edhe një herë fituesit Biden dhe Harris pasi i kishte uruar ata në fundjavë me anë të një mesazhi në Twiiter. “Joe Biden ka dekada përvojë në politikën e brendshme dhe të jashtme. Ai e njeh mirë Gjermaninë dhe Evropën. Kujtoj me kënaqësi takimet dhe bisedat e mira me të”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel para medias..
Ajo uroi edhe Kamala Harris, “gruan e parë në postin e zëvendëpresidentes së vendit”. “Si grua dhe bijë e dy emigrantëve, ajo është një shembull dhe frymëzim për shumë njerëz”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet