Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Krasniqi përlotet në Hagë: Nuk kam trajtuar kurrë njerëz, siç më trajtuan nga godina e burgut sot për në sallën e gjyqit

I përlotur para trupës gjykuese në Hagë ish kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi foli mbi aktakuzën e ngritur ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij për krime lufte. Krasniqi nuk fshehu dot emocionet, ndërsa arrestimin e tij e cilësoi si padrejtësi.

Mes të tjerash ai tha se janë përpjekur t’i ndajnë në katolikë dhe myslimanë, por siç thotë ai kjo është fyese për të dhe popullin e tij.

Krerëve të UÇK’së, të akuzuar, Specialja thotë se kanë vepruar si ndërmarrje kriminale. Por lidhur me këtë akuzë, Krasniqi thotë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ishin vetëm ndërmarrje çlirimtare. Sipas tij çdo gjë është thurur në Beograd.

Ish-kryeparlamentari përmendi po ashtu se kurrë në jetën e tij nuk ka trajtuar ke njerëz, siç e trajtuan atë nga godina e burgut sot për në sallën e gjyqit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet