Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Je i dënuar me vdekje”, publikohet letra: Si u kërcënua Koço Devole

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një letër e cila daton në 6 janar të vitit 1993, me të cilën është kërcënuar atëkohë artisti i mirënjohur, i cili humbi jetën nga Covid-19 ditën e djeshme, Koço Devole.

Në letrën kërcënuese që i është dërguar artistit, sipas historianit shkruhet:

“Ju dërgoj këngën të quajtur ‘Gjirokastër shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë burrë, sa ishje gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte gjallë s’ua mbante suma, të hash mjutin, belget atje ku ka rënë. V.O: je i dënuar me vdekje. Merimanga”.

Dervishi shkruan se kjo letër është dërguar në adresë të artistit, pas debutimit të tij së bashku me aktorin Vasillaq Vangjeli, në telekomedinë “Gjuetia e Fundit”.

Në këtë komedi Devole kishte rolin e “Sillos” ndërsa Vasillaq Vangjeli rolin e ish-diktatorit , Enver Hoxha.

Sipas historianit, kategoria enveriste dhe persekutorët, siç i quan ai u ndjenë keq nga ky rol, dhe filluan kërcënimet.

Postimi:

Kur Koço Devole kërcënohej me vdekje

Veçantia e enveristëve dhe të indoktrinuarve është se preken sa herë publikohen krime të regjimit të Enver Hoxhës në masën sikur t’i kishin kryer vetë ato.

Edhe kur u shfaq telekomedia “Gjuetia e fundit” me protagonistë kryesorë aktorët e mirënjohur Vasillaq Vangjeli dhe Koço Devole, kategoria injorante enveriste dhe persekutorët u ndjenë keq dhe filluan kërcënimet.

Forma më e njohur e kohës ishin letrat anonime, të barabarta me profilet false që hasim sot në blogje apo rrjete sociale. Letra kundër Koço Devoles i takon datës 6.1.1993.

Pasi cilësohej “hipokrit”, “dallkauk”, “maskara i pacipë”, kërcënuesi që pa dashje paraqitet me emër fals e pseudonim, pra edhe “Th.Laboviti” dhe “Merimanga”, shkruan:

“Ju dërgoj këngën të quajtur ‘Gjirokastër shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë burrë, sa ishje gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte gjallë s’ua mbante suma, të hash mjutin, belget atje ku ka rënë. V.O: je i dënuar me vdekje. Merimanga”.

Në vitin 1997 kur profilet false morën pushtetin, hakmarrjen ia zbrazën Koço Devoles duke e hequr nga puna nga Televizioni Shqiptar, si i “paaftë”.

Janë këto profile, gjoja në emër të artit që shfaqin pafund filma propagandistikë pro diktaturës komuniste.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet