Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ish-deputetja publikon videon: Spitalet nuk kanë vende për të sëmurët

Ish-deputetja demokrate, Orjola Pampuri, akuzon qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë serioze për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

Teksa publikon një video në ‘Facebook’, ish-deputetja thekson se spitalet nuk kanë vende për të sëmurët me Covid-19, ndërsa shton se “kemi një qeveri që e shkëmben një jetë me një video propagande”.

“Qeveria nuk ka marrë asnjë masë serioze për të përballuar pandeminë, prandaj sot të sëmurët qendrojnë për orë të tëra në ambulancë përpara se të gjemdet një shtrat tek infektivi.

Pavarësisht propagandës qeveritare, spitalet nuk kanë vende për të sëmurët me COVID. Nuk është çështje procedurash.

Nuk ka qenë kurrë e tillë. Nëse do të ishte për burokraci, do të kishte qenë e tillë që nga fillimi.

Fatkeqësisht, kemi një qeveri që e shkëmben një jetë me një video propagande. 👇”, shkruan Pampuri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet