I dënuar me 8 vite burg nga gjykata italiane, arrestohet në Lezhë 32-vjeçari me dy emra

Aktualitet
I dënuar me 8 vite burg nga gjykata italiane, arrestohet në Lezhë

Lezhë- Një 32-vjeçar me dy emra dhe dy mbiemra ka rënë në prangat e Policisë me ,i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata e Monza-s, Itali, në maj 2019, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.Pas arrestimit 32 vjeçari do të ekstradohet në Itali

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i dënuar me 8 vite burg, me qëllim ekstradimi në Itali.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Lezhë është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit shqiptar:

Patrick (Edmir) Shyti (Paloka), 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Monza-s, Itali, në maj 2019, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT