Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Harta, këto janë zonat e kuqe të Shqipërisë me shifrat alarmante të COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon hartën e përhapjes së koronavirusit në dy javët e fundit në vend.

Në hartë tregohen zonat e kuqe, ku virusi i rrezikshëm ka shënuar një përhapje të mëdha përgjatë këtyre javëve.

Në këto zona rreziku bëjnë pjesë Fieri, Gjirokastra, Gramshi, Kavaja, Korça, Mallakastra, Mirdita, Përmeti, Puka, Saranda, Tepelena, Tirana dhe Tropoja.

Në mesazhin e saj, ministrja Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat për të kontribuuar në kufizimin e përhapjes së virusit.

“Ja cilat janë zonat me përhapjen më të madhe të infeksionit në dy javët e fundit. Çdo qytetar mund të kontribuojë në kufizimin e përhapjes së Covid-19.

Kufizo kontaktet, mbaj maskën, ruaj distancën, kujdesu për higjienën”, shkruan ministrja Manastirliu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet