Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjermania ndryshon rregullat e udhëtimit, preken edhe shqiptarët, ja çfarë kërkohet në kufi

Gjermania ka ndryshuar rregullat e udhëtimit për shtetasit nga disa vende përfshirë edhe Shqiperinë. Lajmi është publikuar nga vetë ambasada në Tiranë.

Njoftim digjital në rast të hyrjes në Gjermani

Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë ngë Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit. Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale.

Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete.

Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni këtu: https://www.einreiseanmeldung.de.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet