Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Elbasan, infektohen mësues, edukatorë dhe nxënës në shkolla

53 raste të prekur me covid 19 ka shënuar 24 i fundit në Qarkun e Elbasanit, duke u renditur menjëherë pas kryeqytetit.

33 raste janë në bashkinë më të madhe atë të Elbasanit, por tashme edhe në bashkitë me numër të vogël qytetarësh, në bashkitë e vogla si Librazhdi dhe Gramshi rastet kanë ardhur gjithnjë e në rritje.

Ajo që vihet re është një neglizhencë e madhe e qytetarëve për sa i përket përdorimit të maskave, kudo në ambientet e hapura.

28 mësues vetëm në Zyrën Vendore Arsimore në Elbasan janë të prekur me Covid 19, ndërsa 40 të tjerë janë të karantinuar në banesat e tyre në zbatim të protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë pasi anë shfaqur shenja të Covid-19, ata janë në pritje të bërjes së tamponit apo në pritje të përgjigjes së tij.

11 edukatorë rezultojnë pozitiv me Covid 19, ndërsa 7 të tjerë janë në pritje te përgjigjes së tamponit.

8 nxënës kanë rezultuar pozitiv me covid-19, gjendja e tyre shëndetësore fatmirësisht është e mirë.

Nuk ka një vatër infeksioni në një shkollë, por rastet janë të shpërndara në shkolla të ndryshme të bashkisë së Elbasanit. Ata janë kryesisht gjimnazistë por edhe të ciklit 9 vjecar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet