Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Debati Rama-Basha për raportin e Dick Marty, drejtoresha e HRW: Fyerje për viktimat

Drejtoresha e Human Rights Watch për Evropën, Lotte Leicht përgënjeshtron akuzat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me miratimin e një rezolute nga Asamblenë e Këshillit të Evropës në vitin 2012 në lidhje me akuzat e ngritura nga raportuesi në atë periudhë, Dick Marty.

Zonja Leicht thotë se akuzat e kryeministrit shqiptar janë të turpshme dhe fyerje për viktimat.

“Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të përdorur gjykatën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe të gabuara – një fyerje për viktimat”, shkruan ajo në Twitter.

Prej disa ditësh, kryeministri Rama ka lëshuar akuza në drejtim të opozitës në lidhje me miratimin e rezolutës edhe nga ana e Shqipërisë që i lejonte EULEX-it në Kosovë për të zhvilluar hetime mbi akuzat e ngritura nga reporteri zviceran dhe ish-prokurorja Carla Delponte për trafik organesh, akuza të cilat nuk u faktuan asnjëherë.

Mbi ish-drejtuesit e UÇK-së të thirrur nga Gjykata Speciale nuk përmenden akuzat që lidhen me këtë temë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet