Bizneset kundërshtojnë mbylljen në Kosovë, kërkojnë mbështetje financiare

Kosovë&Rajon
Bizneset kundërshtojnë mbylljen në Kosovë,

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës kundërshtuan çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme të bisnesve, për shkak të pandemisë së koronavirusit, nëse ato nuk subvencionohen dhe mbështeten me pako strategjike për mbulimin e dëmeve.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, paralajmëroi se, gjatë ditës së hënë, do të zhvillojë një takim me kryetarët e komunave, për të diskutuar hapat që duhen ndërmarrë për frenimin e koronavirusit.

Pas këtij paralajmërimi, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, në një mbledhje të jashtëzakonshme, kërkoi nga institucionet që të mos marrin vendime që i dëmtojnë bizneset.

“Në rast se vendimet e ardhshme për mbyllje nuk do të subvencionohen apo mbështeten me plane konkrete strategjike për mbulimin e dëmeve dhe pako për subvencionim të linjave të pagave të punëtorëve, subvencionim të shpenzimeve të qirasë, ndihmesë në pagesën e interesave të kredive, ndarjen e granteve që stimulojnë qarkullimin në gastronomi, zotohemi se do të kundershtojmë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme ose shkurtim orari, në çdo formë të mundshme, përfshirë edhe ato radikale: mosmbylljen e lokaleve apo edhe protesta”, thuhet në një komunikatë të gastronomëve të Kosovës.

Kryetari i Odës Ekonomike e Kosovës, Berat Rukiqi, në një postim në rrjetin social Facebook, tha se kjo javë është vendimtare për “mosdërgimin e ekonomisë në kolaps”.

ME TE LEXUARAT