Gati karantina e pjesshme në Shqipëri; lëvizja me orare, administrata dhe mbyllja e bizneseve?!

Aktualitet
Gati karantina e pjesshme në Shqipëri; lëvizja me orare,

Vala e dytë e CoVid-19 ka prekur edhe Shqipërinë, dhe kjo dëshmohet nga shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë; Shembulli i shteteve fqinje dhe atyre europiane do ndiqet edhe në Shqipëri

Pandemia e CoVid-19 ka izoluar edhe administratën. Mësohet se ‘puna nga shtëpia’ do të prek administratën, dhe kjo do fillojë të zbatohet mesin e javës së ardhshme, kjo për shkak të përhapjes së korona.virusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komiteti i Ekspertëve mësohet të ketë vendosur masa edhe për lëvizjen, e cila lëvizja do të kufizohet pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërkohë që edhe baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen po në këtë orë. Propozimet për masat pritet të zyrtarizohen rreth mesit të javës (12 nëntor) nga komiteti i ekspertëve.

Edhe pse maska është vendosur me detyrim, sërish nuk ka dhënë asnjë efekt për të mbajtur nën kontroll pandeminë, përkundrazi është dashur edhe hapja e spitalit COVID-3 për të përballuar numrin e pacientëve të shtruar. Disa prej familjarëve, që enden oborreve të spitaleve janë shprehur se janë “luftuar” për të shtruar të afërmit e tyre, kjo për shkak të numrit të lartë të të infektuarve. Nuk mungojnë as të tjerët që rrëfejnë eksperiencat e tyre lidhur me vonesat me përgjigjet e tamponëve në ISHP.

Sipas burimeve, Komiteti i Ekspertëve për pandeminë, në varësi të shtimit të rasteve me Covid-19 dhe numrit të lartë të pacientëve në spitalet Covid, pritet të pasohet nga masat e reja kufizuese, të cilat nuk përjashtojnë as mbylljen zonale, në ato qytete, që konsiderohen si zonat e kuqe të pandemisë, apo duke ulur fashën orare të veprimtarisë së bizneseve që mund të konsiderohen si të rrezikshme për përhapjen e infeksionit. Kjo përkthehet, një fashe orare ku nga ora 22:00, këto biznese të lejohet të punojnë deri ne orën 18:00.

Deri më tani rekordin e të infektuarve por edhe të viktimave e mban kryeqyteti, i cili ka nisur që të cilësohet si “zonë e kuqe”. Sipas autoriteteve të shëndetësisë, në Tiranë ka 175 vatra të infeksionit, me një numër total të infektuarish prej 5135. Ndërsa pas Tiranës, renditen si më të infektuar edhe qytetet e tjerë të mëdhej të vendit; Durrësi, Fieri, Korça, Shkodra dhe Elbasani.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri, deri më tani kanë humbur jetën 559 persona dhe 11 mijë e 555 janë të sëmurë aktivë.

ME TE LEXUARAT