Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha: Nuk raportohen vdekjet, i di emrat e atyre që ndërruan jetë dje nga COVID-19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se dje janë raportuar më pak viktima se sa kanë qenë në të vërtetë, ndërsa theksoi se mes tyre ka pasur dhe të njohur të të afërmeve të tij. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët që mbulojnë prej muajsh situatën në spitale, Basha tha se po luhet me jetë njerëzish.

“Ndaj jam sot me ju, që njerëzit dhe ju t’i bashkangjiteni opozitës që të bëjmë presion. Po luhet me jetë njerëzit. Çdo ditë dhe orë që kalon po kushton jetë njerëzish. Dje kanë ndërruar jetë dhe njërës të tjerë, i di emrat e njerëzve, Nuk janë raportuar. I njoh, i kam të njohur të të afërmeve të mi.”, tha Basha.

Gazetari: Jo për debat politik, nëse këtu flasim për gjithçka dhe jo për shëndetësi, duhet zbritur dhe të uleni në një tavolinë. Si gazetar e di shumë mirë se në fillim të dhjetorit dhe shkurtit, Shqipëria do të përballet me valën e gripit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet