Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bardhi replikon me Ramën me video: Mos u tall me jetën e shqiptarëve, përgjigju 3 pyetjeve

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama pas videos që ky i fundit publikoi nga COVID3.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Bardhi tha se Rama është simboli i papërgjegjshmërisë, i paaftësisë, i mungesës së ndjeshmërisë njerëzore. Sipas demokratët, kryeministri sot ka për detyrë të mos harxhojë kohë me video të pavlera, por t’u japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta.

REAGIMI I BARDHIT

Edi Rama është simboli i papërgjegjshmërisë, i paaftësisë, i mungesës së ndjeshmërisë njerëzore. Sa bosh mund ta ketë shpirtin një kryeministër që u tregon qytetarëve krevatet bosh tek Covid 3, kur njerëzit dergjen me orë të tëra në ambulanca, në pritje të lirimit të vendeve tek infektivi?

Edi Rama sot ka për detyrë të mos harxhojë kohë me video të pavlera, por t’u japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta:

🔴 Pse qëndrojnë me orë në ambulancë përpara spitalit pacientët në pritje të shtrimit në Spitalin Infektiv?
🔴 Pse shumica e pacientëve janë lënë në mëshirë të fatit dhe pa mjekim nga shteti nëpër shtëpitë e tyre?
🔴 Pse nuk shtrohen pacientët në COVID 3 dhe pse nuk hapet COVID 4, kur qeveria thotë se është gati?

Edi Rama nuk mund të tallet me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Është çnjerëzore të bësh propagandë në këtë situatë dhe të luash politikisht me shëndetin e qytetarëve. Trajtimi në kohë i pacientëve është jetik për shëndetin e tyre.

Edi Rama, mesazhi që njerëzit japin çdo ditë për ty është se ti je një kryeministër i papërgjegjshëm dhe i paaftë! Realiteti sot është ai i njerëzve që marrin oksigjen në ambulanca dhe jo shtretërit 3D, siç mashtron Rama 👇

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet