Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Azerbajxhani rrëzon helikopterin rus mbi Armeni, shënohen dy viktima

Ushtria ruse njofton se një helikopter Mi-24 është rrëzuar pasi u godit nga një raketë ndërsa fluturonte mbi Armeni dhe për pasojë dy pjesëtarë të ekuipazhit humbën jetën dhe një i tretë mbeti i plagosur rëndë.

Sulmi u mor përsipër nga autoritetet e Azerbajxhanit, të cilat përmes Ministrisë së Jashtme i kërkuan falje menjëherë Rusisë, për helikopterin e rrëzuar gabimisht sipas tyre në rajonin e Nakhchivan.

Ngjarja është regjistruar në Nakhchivan, një rajon që ndodhet larg zonës së luftimeve në Nagorno-Karabakh.

Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni, por gjithashtu ka marrëdhënie shumë të forta me Azerbajxhanin.

Në sqarimin për mediat, Ministria e Jashtme azere tregon mes të tjerash se mjeti fluturues që u qëllua ishte në një kuotë të ulët dhe ushtarakët e ngatërruan atë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet