Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbulohet lidhja sekrete e Kejvina Kthellës me djalin e Hashim Thaçit

Kejvina Kthella dhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endrit Thaçi janë në një lidhje dashurie.

Burime pranë tij kanë bërë të ditur se ai ka një lidhje të fshehtë me modelen.

Flitet se Kejvina dhe Endriti janë njohur në Prishtinë nga mikesha e tyre e përbashkët, këngëtarja e njohur, Tayna.

Kjo ka qenë dhe arsyeja pse Kejvina udhëtonte shpesh drejt Prishtinës, ndërkohë që këto ditë që familja Thaçi është në telashe të mëdha dhe i është konfiskuar pasuria, edhe marrëdhënia e tyre është në udhëkryq.

Kejvina Kthella ishte prezente në mediat shqiptare pak ditë më parë, pasi u shfaq në ekran si e ftuar në programin e Luana Vjollcës shkruan Panorama Plus.

Mes VIP-ave të tjerë, ajo bëri lojën e saj ndërkohë që u shfaq e kuruar në maksimum.

Ndërkohë që Kejvina është përfolur herë pas here për ndonjë flirt apo lidhje me djem të pasur të muzikës apo ndonjë djalë problematik në lidhje me drejtësinë, nga ana tjetër edhe Endrit Thaçi gjithmonë ka qenë pjesë e mediave rozë, edhe për faktin se babai i tij ishte Presidenti i vendit.

Vajza të njohura të modelingut apo showbizit janë përfolur si partneret e tij, ku shpesh fotografohej ndërsa i merrte me makinat e tij të shtrenjta.

Ai është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me Lotinën, vajzën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, kundërshtari politik i Thaçit.

Jeta e tij gjithmonë atraktive ka bërë që t’i afrohen vajza të ndryshme nga bota e showbizz-it.
Ndërkohë, ish-velina e Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella, ka lënë Amerikën për t’u vendosur pak kohë më parë në Prishtinë, pas ndarjes nga reperi i njohur, Seven Saraqi.

E me kthimin nga Amerika, Kejvina ka krijuar kontaktet e para për punë dhe bashkëpunime si modele klipesh, siç ishte klipi i Kidës, një krijim i Mozzik. Së bashku me Megi Pojanin e Arta Elezajn, ajo shfaqej me maskë e armë në klipin e ri të saj, me titull “Edhe sa” të xhiruar në Budva.

Sipas burimeve, kumbar i këtij bashkëpunimi u bë pikërisht vëllai i Mozzik, Getinjo, i cili pak kohë më parë e shprehu hapur pëlqimin ndaj Kejvinës.

Nisur nga afrimiteti i tyre u fol se ajo pati një lidhje me Getinjon, që nuk zgjati shumë.

Ndërkohë që situata në të cilën ndodhet familja Thaçi ka bërë që edhe marrëdhënia e Kejvinës me Endritin të mbetet në mëshirë të fatit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet