Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vuçiç: Fitorja e Trump do të ishte më e mirë për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë do të ishte më e mirë për Serbinë.

Vuçiç në reagimin e tij ka uruar Biden për fitoren, duke theksuar se do të ketë një bashkëpunim të mirë dhe me të.

“Kam dëgjuar kritika të ndryshme. Unë jam duke u sulmuar për lavdërimin e Trump.

Kurrë nuk kam thënë ndonjë fjalë të keqe për Biden, edhe pse e njoh atë më mirë se Trump.

Unë e kam parë atë katër ose pesë herë. Kam thënë dhe mendoj se është më mirë për Serbinë që Trump të fitojë.

Por nuk do të flas keq për Biden. Unë do të përpiqem të kem bashkëpunimin më të mirë të mundshëm,”, ka thënë Vuçiç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet