Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Veliaj: Vijojnë transformimet në kryeqytet, do heqim ujërat e zeza që ish-Komuna e Saliut i derdhte në Liqen

Nga lagja 13, në turin e tij të takimeve me banorët e kryeqytetit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është ndaluar në akuzat e opozitës. Sipas kryebashkiakut Veliaj, pavarësisht akuzave të opozitës për të penguar invetsimet në kryeqytet, transformimi nuk ndalet.

“Kur ndodh te ‘Samiu’, te Kopshti Zoologjik, në të gjitha hapësirat që po transformohen, siç ndodhi te Astiri, na duhet ta pranojmë se ky qenka sporti i tyre, ata nuk heqin dorë. nga koalicioni PD-LSI, e kupton që ata jo vetëm brenda nesh, përça e sundo, por edhe brenda gjithë shqiptarisë janë përça e sundo. Nuk duhet ta lejojmë këtë frymë! Ata kanë pasaporta holandeze, nuk kanë interes te shkollat tona”, tha Veliaj..

Veliaj tha se Kopshti Zoologjik dhe Kopshti Botanik do t’i shërbejnë komunitetit.

“Kopshti i ri Zoologjik do të ketë më shumë hapësirë për kafshët, kurse bashkimi me Kopshtin Botanik do të vlejë për fëmijët, që të mësojnë florën, faunën, të jetojnë në natyrë. Por, sigurisht që si çdo gjë e mirë në qytet do të sulmohet. Nuk besoj se u habit njeri kur panë Saliun që gënjeu, kur tha që u tha liqeni. Fillimisht do heqim ujërat e zeza, që ish-Komuna e Saliut i derdhte të gjitha në Liqen, e pasi të pastrohet do të kthehet në një hapësirë për kafshët. Si Kopshti Zoologjik, si “Samiu”, kur të mbarojnë, do flasë puna”, tha Veliaj.

Duke u ndalur tek dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit të vitit të kaluar, Veliaj tha se në lagjen 13 janë 5 shtëpi që do rindërtohen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet