Vdekja e Koço Devoles, Meta: Trishtim, sikur të na thoje se bëre shaka

Politikë
Vdekja e Koço Devoles, Meta: Trishtim, sikur të na thoje se

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Koço Devole.

Përmes një mesazhi të ndjerë, kreu i shtetit shkruan se arti shqiptar humbi një prej figurave më të dashura.

Ai i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmëve të tij.

"Sa shumë trishtim nga ky lajm! Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë!

Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.

Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!

Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe", shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT