Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

S’ka më shtretër të lirë tek Infektivi, ambulancat me pacientë presin jashtë

Spitali Infektiv është tejmbushur për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus gjatë 3 javëve të fundit në vendin tonë.

Ndonëse janë edhe tre spitale të tjera, “Shefqet Ndroqi”, “Covid 3” dhe “Covid 4”, sipas qeverisë në funksion të plotë, gjendja te Infektivi është tepër e rënduar.

Dhjetra ambulanca janë parkuar sot në oborrin përpara hyrjes së spitalit, ndërsa familjarët në dilemë nuk dinë se si të veprojnë.

Spitali s’ka më shtretër të lirë, ndërsa qytetarët janë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të të afërmve.

“Na erdhi urgjenca në shtëpi dje, sot. Në ambulancë i ke të gjithë. Tani erdhëm ne, makina nuk mbahet mend që kur ka ardhur. Ai ka nevojë për oksigjen.

U interesova unë, nuk ka vend. Të vijë këtu, nuk do ta shtroj në spital”, shprehet një 77-vjeçare e shqetësuar për shëndetin e djalit të saj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet