“Shuarja” e Koço Devoles, Jul Deda: Njerëz si ti nuk harrohen lehtë

Ndarja nga jeta e aktorit të humorit Koco Devole është një lajm i trishtuar për të gjithë.
Për vdekjen e tij ka reaguar dhe aktori i humorit, Jul Deda i cili shprehet se ndihet mjaft i trishtuar për humbjen e Koco Devoles.
“Sot na trishtove i dashur Koço. Gjithë jetën tënde na dhurove kënaqesi, të qeshura dhe profesionalizëm të lartë në ushtrimin e artit tënd.
Faleminderit për gjithçka mjeshtër. Udhëto i qetë për në botën tjetër, njerëz si ti nuk harrohen kurrë. U prehsh në paqe Artist”.
Koço Devole ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare. I prekur nga koronavirusi, artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital.
Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim.
Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia.