Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rovena Dilo tregon se nuk pendohet për lidhjen me balerinin 15 vite më të ri

Rovena Dilo ishte e ftuar sot në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, ku gjatë intervistës me Ardit Gjebrean foli për lidhjen e saj me balerinin 15 vite më të ri.

Ardit Gjebrea: Ke jetuar dashuri 10 vjet më të mëdha se ty dhe 15 vjet më të rinj se ty. Cila është eksperiencë më e bukur për ty?

Rovena Dilo: Nuk krahasohen ndjenjat, nuk kanë lidhje fare. Rovena 20 vjeç dhe 40 vjeç nuk janë e njëjta gjë.

Ardit Gjebrea: Në rastin e marrëdhënies 15 vite më i ri, çfarë të tërhoqi më shumë, mos ishte gjë rinia?

Rovena Dilo: Rinia është një aset shumë i bukur, por bota është i mbushur me të rinj. Padiskutim që nuk është vetëm rinia, por talent, fuqi krijuese dhe origjinalitet në një artist janë mahnitëse.

Ardit Gjebrea: Paraqitja fizike tek një mashkull të tërheq?

Rovena Dilo: Patjetër që më tërheq, është element shumë joshës për çdo femër.

Ardit Gjebrea: Je penduar për ndonjë humbje?

Rovena: Jo unë në përgjithësi nuk pendohem. Jam shumë kokëfortë.

Arditi: Po keq të vjen për diçka

Rovena: Nuk e di, do më vinte mirë që ato 15 vjetët mos ishin 15, por të ishin për shembull 7.

Arditi: Do ishte më jetëgjatë?

Rovena: Do ishte më kollaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet