Raporti i 'Dick Marty', Rama: Lulzim e sqaron dot dosjen që ke përgatitur

Politikë
Raporti i 'Dick Marty', Rama: Lulzim e sqaron dot dosjen që ke

Kryeministri Edi Rama i rikthehet përsëri raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi UÇK-në.

Përmes një postimi në Twitter, Rama pyet ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta se pse kanë votuar pro ndaj këtij raporti që inkriminonte UÇK-në.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në postim, kryeministri i kërkon llogari edhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

"Ilir a mund t'ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër?

Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?", shkruan Rama

ME TE LEXUARAT