Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përplasjet për “Shtëpinë e Verdhë”, Rama: Je kukull e Saliut. Basha: Çfarë lidhje ke ti me të vërtetën?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në twitter: Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakës së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje! Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!

Cfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve.

Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!”, kështu shkruan Lulzim Basha në replikën e fundit në twiiter me kryeministrin Edi Rama.

“Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulëzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lulëzim, thuaje të vërtetën!”- kështu shkroi pak minuta më parë në Twitter kryeministri Edi Rama, si një kundërpërgjigje ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pak më parë, ky i fundit u shpreh:

“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”.

Por si nisi debati i sotshëm virtual?

Edi Rama shkroi mbi raportin e Dick Marty-t për UÇK-në.

“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”

Bëhet fjalë për kohën, kur Lulzim Basha ishte përkthyes në atë kohë. Baza e materialit hetimor të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të UÇK-së ishte pikërisht raporti i Dick Marty-t, senatorit zviceran që e ktheu në rezolutë të Këshillit të Evropës në vitin 2011.

Në ato vite, Jose Pablo Baraybar, një antropolog peruan që ishte në grupin e hetimeve të prokurorisë së Hagës pati dhënë një intervistë në një gazetë zvicerane, ku theksonte se në grupin e atyre personave që ishin marrë me këtë çështje ishte edhe një përkthyes shqiptar i cili quhej Lulzim Basha. Në kohën kur Gjykata e Hagës nisi hetimet, Lulzim Basha ishte i punësuar në Kosovë si pjesë e administratës ndërkombëtare të OKB-së.

Por, nga ana tjetër kreu i PD-së nuk ka folur asnjëherë për të sqaruar këtë çështje, por në mënyrë të tërthortë e ka mohuar. Në një intervistë për mediat vendase peruani, Jose Pablo Baraybar, i cili u pyet se Basha thotë se nuk ka qenë pjesë e hetimeve deklaroi krejt të kundërtën e pohimit të liderit aktual të PD-së.

Menjëherë erdhi një reagim nga vetë Basha:

“Edi Rama lëri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”.

Për të vazhduar sërish me Ramën:

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covid-it dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet