Panik në Vjenë, të shtëna armësh nga kasetafoni i një makine

Bota
Panik në Vjenë, të shtëna armësh nga kasetafoni i
Vjena duket se nuk po gjen qetësi, pas sulmit të disa ditëve më parë mëngjesin e kësaj të diele, në rrugët e kryeqytetit austriak ka lëvizur një makinë, e cila kishte kasetafonin me zë të lartë ku dëgjoheshin të shtëna armësh e më pas edhe ezani. Mediat vendase bëjnë me dije se një tubim i tillë ishte i paralajmëruar dhe më parë. Ndërkohë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, është shpërndarë video ku përmes altoparlantit të një makine ku dëgjohen të shtëna armësh, e më pas edhe ezani. Banorët e Vjenës janë shqetësuar nga kjo që kanë parë në rrugët e qytetit, dhe i kanë kërkuar sqarim Policisë. “Çfarë po ndodh atje? Të Dielën në mëngjes një makinë me mbrojtjen e policisë lëviz nëpër rrethin e 8-të dhe luan të shtëna me zë të lartë nga një altoparlant dhe më pas myslimanët thërrasin për lutje. Përmes një muezini. A ka ndonjë shpjegim për këtë? Provokim?”, shkruhet përkrah videos të shpërndarë në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT