Pacientët presin në ambulanca tek Infektivi, gruaja: Burri im ka nevojë për oksigjen

Aktualitet
Pacientët presin në ambulanca tek Infektivi, gruaja: Burri im ka

Situata paraqitet e rënduar në vendin tonë sa i përket situatës nga pandemia.

Gjendja duket kaotike tek Infektivi ku rreth tetë ambulanca qëndrojë jashtë ambieteve të spitalit dhe pacientët presin që të futen brenda.

Një qytetare me lot në sy është shprehur se burri i saj, 69 vjeç, është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe se ka rreth një orë që qëndron në ambulanë, ndërsa ka nevojë urgjente për oksigjen.

“E kam burrin 69 vjeç. Ka rreth një orë aty. Ka nevojë për oksigjen, nuk e marrin brenda. Ai ka nevojë për oksigjen. O e shkreta unë. Nuk i është afruar ndihmë, ka nevojë për oksigjen, ndodhet brenda në ambulancë,” shprehet bashkëshortja e 69 vjeçarit.

ME TE LEXUARAT