Melania reagon publikisht për zgjedhjet

Bota
Melania reagon publikisht për zgjedhjet

Melania Trump bëri komentin e parë publik sa i përket zgjedhjeve në SHBA, duke ndarë qëndrim të njëjtë me bashkëshortin e saj, se votat duhet ende të numërohen.

“Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votë, e ligjshme ose jo duhet të numërohet. Ne duhet të mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë“, shkruajti ajo në Twitter.

Ky është reagimi i parë që vjen që pas fitores së Joe Biden nga familja Trump. Më herët, CNN, duke cituar një burim pranë familjes presidenciale raportoi se Zonja e Parë Melania Trump iu është bashkuar zërave të rrethit të ngushtë që po e këshillojnë Donald Trump që ka ardhur koha për të pranuar humbjen.

Donald Trump nuk e ka pranuar ende humbjen dhe nuk ka dalë në një deklaratë publike që prej momentit që mediat nxorën fitues Joe Biden

ME TE LEXUARAT