Lajm i keq për emigrantët, Petritsch: Pas sulmit në Vjenë, ardhja e emigrantëve në BE edhe më e vështirë

Bota
Lajm i keq për emigrantët, Petritsch: Pas sulmit në Vjenë,

Është e paqartë nëse sulmuesi i vrarë në Vjenë veproi si “ujk i vetmuar”, por si një qytet kozmopolit, ky qytet ofron mundësi të ndryshme, kështu që ka të rinj që u drejtohen ekstremistëve në kërkim të përkatësisë, Wolfgang Petritsch, një ish-ndërmjetës ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë dhe tani president i Fondit Marshall në Austri.

Sipas tij, Austria ka bërë mjaft për integrimin e migrantëve në shoqërinë e saj, duke përmendur migrantët nga ish-Jugosllavia si një shembull pozitiv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Petritsch ka shfaqur drojën që pas sulmeve terroriste që ndodhën të hënën në mbrëmje, më 2 nëntor, hyrja e migrantëve në Austri dhe vendet e tjera evropiane do të kufizohet edhe më shumë, ndonëse ata janë shumë të nevojshëm për kontinentin e vjetër.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të martën (më 3 nëntor) se, përveç Kujtim Fejzullahit, dy shtetas të tjerë të Maqedonisë së Veriut janë të përfshirë në sulmet në Vjenë, ku të hënën u vranë katër dhe u plagosën 23 njerëz.

 

ME TE LEXUARAT