“Lagja e re, vetëm në propagandën e qeverisë”, PD akuza Ramës e Veliajt për banesat në Kombinat

Politikë
“Lagja e re, vetëm në propagandën e qeverisë”,

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, se kanë harruar banorët që janë prekur nga tërmeti në Kombinat.

Sipas zëdhënëses për media të PD-së Ina Zhupa, banorët e Kombinatit nuk dinë asgjë për fatin e banesave të tyre. Zhupa tha se propaganda e qeverisë dhe bashkisë ndërton kantiere njëditore për përurime, por më pas nuk punohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kombinati pret përgjigje ashtu si edhe zonat e tjera të Tiranës që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, duan të dinë se si do të shkojë fati i banesave të tyre, banesat që kanë ngritur me mund, banesat që kanë bërë sakrifica për t’i patur, shumica pre të cilave janë edhe të padëmtuara dhe me kryqin e verdhë dhe jo me kryqin e kuq për tu shembur. Ndërkohë siç ua paraqitëm, kjo është lagja që duhej të ndërtohej, por me sa duket planet janë shtyrë për një afat të pacaktuar. Sepse siç e keni parë, kantieret e rindërtimit te “5 Maji” apo te “Sami Frashëri” janë kantiere njëditore vetëm kur shkon kryeministri dhe shpura e tij propagandistike. Ditët e tjera atje nuk punohet. Ashtu siç nuk punohet në Kombinat, nuk punohet në të gjithë Tiranën”, tha Zhupa.

Sipas Partisë Demokratike, qytetarët janë lënë të vetëm përballë dëmeve nga tërmeti, pandemisë dhe krizës ekonomike.

ME TE LEXUARAT