Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ishte kthyer në makthin e Durrësit, arrestohet 30 vjeçari. Autor i 8 vjedhjeve

Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është i akuzuar për disa vjedhje.

Bëhet me dije se në pranga ka rënën Xh. Y., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Personi në fjalë dyshohet si autor i tetë vjedhjeve gjatë muajve të fundit në Durrës.
Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

30-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Komisariati i Policisë Durrës, nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me vjedhjet e banesave të ndodhura kohët e fundit në Durrës, organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vijim të punës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit D. M., shtetasin:

Xh. Y., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht:

Më datë 10.09.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit S. V.;

Më datë 14.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetasit P. U.;

Më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetases R. A.;

Më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetases B. R.;

Më datë 06.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në lokalin e shtetases A. S., shumën 30.000 lekë;

Më datë 19.10.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në supermarketin e shtetasit A. B.;

Më datë 26.10.2020, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetases E. Rr., çantën ku kishte 30.000 lekë dhe sendet personale;

Më datë 02.11.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa objekte në ambientet e një shkolle.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit Xh. Y., për veprën penale “Vjedhja”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet