"Humori sot humbi Gjeneralin", Agron Llakaj prek me fjalët për Koço Devolen

Showbiz

Agron Llakaj ka reaguar pas humbjes së aktorit të madh të humorit, Koço Devole.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Agron Llakaj ka prekur me fjalët për kolegun e tij duke u shprehur se nuk mund ta besojë që ai është ndarë nga jeta.

Llakaj shprehet se humori humbi sot Gjeneralin dhe se dimensioni i tij artistik ishte i pakrahasueshem dhe fisnik.

“Mund të gjeja një fotografi më të bukur,por ky karakter yti me con te Chaplin....,sa aktor i bukur,sa komik,skenarist e regjisor,karikaturist me shije të hollë,ishe gjithçka që mjeshtëria e humorit kërkon.Kush si ty?!

Humori sot humbi Gjeneralin , e kam thënë dhe do ta them sa Zoti të më jap frymë dhe jetë....Dimensioni Yt artistik i pakrahasueshëm,elegant dhe fisnik,aktor papioni .

Shqiptarët të kanë shijuar në vite e vite....dhe sot ti ndalove ,ndalove për te nisur udhëtimin e pakthyeshëm drejt Zotit.I dashur Koco !

Ikja jote është dhimbje për këdo që ka buzeqeshur e qeshur me Ty!Për mua ishe i vecantë,zemra ska fjalë,jam i shokuar dhe nuk e pranoj dot faktin se ti nuk do të jesh më.Koco!

Ti kam thënë me gjallje dhe s’kam pishman....Ti je Perandori i fundit i humorit shqiptar!

Lamtumirë i Madh! Lamtumire Gjigand !Qofsh i Zotit!Dua kohe ta besoj se është e vërtet qe ke ikur,” shkruan Llakaj.

ME TE LEXUARAT