Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqia në alarm, mbi 400 policë të infektuar me Covid në Athinë e Selanik

Autoritetet greke janë vënë në alarm, mbas njoftimit se aktualisht mbi 400 policë që kryejnë shërbim në patrullat e ndërhyrjes së shpejtë në kryeqytetin e vendit Athinë dhe në Selanik ndodhen të infektuar me Covid, ndërsa priten përgjigjet e tamponëve edhe për dhjetëra raste të dyshuara.

Mësohet se në të gjithë vendin janë më shumë se 1500 policë në karantinë në banesë,pasi kan pas kontakte me raste të konfirmuara me Covid 19.

Situata konsiderohet alarmante, pasi sipas sindikatës së policisë, po vihen re boshllëqe të theksuara në patrullat e ndërhyrjes së shpejtë dhe forcave speciale,të cilat janë në kontakte më të shpeshta me qytetarët.

Vendosja e vendit në një lockdown të dytë, ka nxjerrë në rrugë më tepër se 5000 forca policore të ngarkuara me ruajtjen e masave kufizuese anti covid, por rritja drastike e rasteve me covid, ka sjellë vështirësi në funksionimin normal të policisë.

Kudo nëpër rrugët e vendit shikohen pika kontrolli Ndonëse në përgjithësi qytetarët grekë zbatojnë rregullat e karantinimit, ka edhe disa qindra raste të shkeljes së tyre.

Vetëm gjatë dy ditëve të para të vendosjes së karantinës,janë vendosur gjoba me vlerë gati 30.000 euro,ndërsa ministria e mbrojtjes së qytetarit njoftoi se do të forcojë kontrollet dhe masat ndëshkuese ndaj të pa bindurve,edhe pse forcat e rendit po përballen me boshllëqe organike për shkak të të infektuarve në radhët e policisë.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet