Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjendja alarmuese në Maqedoninë e Veriut, 26 viktima dhe 978 të infektuar me Covid-19

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 26 persona të vdekur dhe 978 të infektuar me koronavirus, nga testimi i 2,667 mostrave, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë mbi të dhënat e 24 orëve të fundit.

Viktimat janë, nga katër në Shkup, Tetovë dhe Prilep, tre në Ohër, nga dy në Veles dhe Manastir si dhe nga një në Kumanovë, Shtip, Strugë, Gjevgjeli, Strumicë, Krushevë dhe Dellçevë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ka arritur në 39,760 persona, prej të cilëve 1,136 kanë vdekur, 23,035 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 15,589.

Në mesin e të vdekurve është edhe një mjek nga Spitali i Tetovës.

Përmes një video-incizimi, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat ndërsa gjendjen me pandeminë e ka vlerësuar si kritike.

“Situata me COVID-19 është kritike. Spitalet tashmë po mbushen me të sëmurë. Para nesh ndodhet periudha më e vështirë e trajtimit të pandemisë. Kërkoj nga ju që jeni maksimalisht të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës. Respektoni masat në mënyrë të përpiktë. Mbajtja e maskës dhe e distancës janë një sakrificë shumë e vogël krahasuar me gjithçka tjetër”, ka deklaruar Filipçe.

Lidhur me gjendjen me pandeminë ka reaguar edhe partia opozitare VMRO-DPPMNE, duke kërkuar sërish dorëheqjen e Ministrisë të Shëndetësisë me arsyetimin se “Venko Filipçe nuk po arrin të menaxhojë vendimin që dëshmohet nga rritja e numrit të rasteve me COVID”.

Në Maqedoninë e Veriut në fuqi janë disa masa kufizuese, si mbajtja e maskës edhe në ambiente të hapura, ndalesa e grumbullimit të më shumë personave pas orës 21:00 sikur edhe ndalimi i punës pas kësaj ore të të gjitha objekteve të gastronomisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet