Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Elbasani me 155 vatra aktive të koronavirusit

Në Elbasan numërohen gjithsej 155 vatra të koronavirusit në të gjithë qytetin. 23 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë pozitiv me Covid 19.

58 nxënës mungojnë në të gjitha shkollat e qytetit të Elbasanit vetëm në një javë. Ndërkohë, nga ana tjetër, 25 mësues janë në pritje të tamponit.

Në qytetin e Peqinit janë 30 vatra aktive. Ne Gramsh 35 të tilla dhe 31 në Cërrik.

Sot në vend u shënua shifra më e lartë e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi 501 raste të reja nga 1942 testime të kryera për të dyshuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet