Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dita e 25 e grevës, naftëtaret: Kjo heshtje po na vret, kërkojmë zgjidhje

Në dita e 25 e grevës së urisë, reagojnë përsëri naftëtaret e Ballshit.

Në një prenoncim për media, ato shprehen se janë të gatshme për dialog dhe se presin nga Qeveria të negociojnë.

Ato shprehen se po kërkojnë atë që kanë punuar dhe se nëse nuk marrin përgjigje nga Qeveria do të kthehen në heroina.

“Nuk jemi kundër qeverisë, jemi për një zgjidhje. Jemi të gatshme për dialog, të vijë qeveria të negociojmë.

Heshtja po na vret shumë, do të kthehemi në gra heroina. Në qoftë se do të negociojmë, ne do të dalim nga greva.

Të gatshme për dialog, nëse s’ka zgjidhje ne do të vdesim këtu. S’po kërkojmë lëmoshë, po kërkojmë atë që kemi punuar.

Ne nuk jemi këtu për politikë, jemi për bukën e gojës”-shprehet naftëtaret.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet