Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha replikon me Ramën: Po vjen dita të largohesh gënjeshtar

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vazhduar replikat me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha shprehet se Rama nuk ka lidhje me të vërtetën.

Basha thekson se ishte Rama ai që premtoi mijëra vende pune, por se sot në vend papunësia është rritur në masë, si dhe ka rritur taksat për qytetarët.

Numri një i PD-së shprehet se Rama është një gënjeshtar dhe ka ardhur koha që të largohet përfundimisht nga pushteti.

Postimi i kreut të PD-së Lulzim Basha:

Cfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve.

Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve.
Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve.

Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet