"Zgjedhjet nuk kanë mbaruar...", stafi i Trump kundërshton fitores së Joe Biden

Bota
"Zgjedhjet nuk kanë mbaruar...", stafi i Trump kundërshton

Presidenti i zgjedhur Joe Biden fiton 20 votat elektorale të shtetit të Pensilvanisë duke siguruar 273 vota elektorale nga 270 që duheshin.

Presidenti i zgjedhur kryeson me mbi 4 milionë vota popullore. Ai po ashtu kryeson edhe në disa shtete të tjera ku ende nuk është shpallur fituesi: Xhorxhia (16 vota elektorale), Nevada (6 vota elektorale), Arizona (11 vota elektorale).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekipi elektoral i Presidentit Trump është duke vënë në pikëpyetje rezultatet, duke u shprehur nëpërmjet një deklarate të premten se "zgjedhjet nuk kanë mbaruar".

Ata thanë se presidenti përfundimisht do të fitojë si rezultat i rinumërimeve të pritshme në shtetet ku gara është e ngushtë, si dhe prej sfidave ligjore të bazuara në akuza të paprovuara për vjedhje votash dhe parregullsi.

Në sistemin amerikan të demokracisë indirekte, fituesi i votës popullore në secilin shtet - me përjashtim të shteteve Mein dhe Nebraska - merr të gjitha votat elektorale të shtetit në fjalë, të cilat përcaktohen në bazë të nivelit të popullsisë.

ME TE LEXUARAT